Loading...

Byrek me Spinaq

Per 4-5 persona duhen:
Miell 3 gota uji,
uje 300 gram,
spinaq 1 kg,
veze 1 kokerr,
djathe 100 gram,
vaj 1/2 filxhan caji,
kripe,
piper .
Gatimi:
Ne tavoline ose tepsi hidhet miell, ne mes hapet grope ku hidhet uje me pak kripe. Per 1 kg miell merret 550-600 gram uje, megjthese kjo varet nga lageshtia e miellit. Duke e perzier nga mesi, zihet nje brume i forte i cili punohet per 10 minuta, ndahet ne kulece, mbulohet me picete te lagur dhe lihen per 20-30 minuta qe te fitoje elasticitet.

Nga cdo kulac behen pete te vogla, secila prej tyre sperkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 cope mbi njera tjetren, pastaj hapen petet e zakonshme. Spinaqi per mbushje pastrohet, lahet dhe pervelohet per 2-3 minuta ne uje te vluar e kripe, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe perzihet me djathe te thermuar e veze, shtohet kripe, piper dhe shtrohet ne pete.

Ne tepsi te lyer me yndyre shtrohet gjysma tjeter e peteve, duke i sperkatur secilen me yndyre, mbi to shtohet mbushja e pergatitur dhe mbulohet me pjesen tjeter te peteve te sperkatura me yndyre. Anet mbeshtillen nga brenda. Byreku sperkatet me yndyre dhe piqet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com