Babi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, ka shfajësuar vajzën e tij nga akuzat e SPAK-ut për kor rupsion. Së bashku me mbesën e tij (vajzën e gjyqtares), ai deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në gjykata.
Ai pretendon se vajza e saj mund të ketë qenë e detyruar të merrte vendime të njëanshme, pasi ka pasur kë rcënime, pa dhënë më shumë detaje.
Belul Hoxha ka thënë se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.
“Ajo ka numrin më të vogël të kr imeve në gjykatë. Unë do të kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrançe, të gjejë një zgjidhje. Në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK. Shoqet e saj shkonin në punë me X5 dhe Benza, ndërsa ajo merrte bidonat e qumshëtit me vete në punë”.
Sipas babait të saj, “SPAK gjeti shpe nzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër. Djali i Enkelejdës është 19 vjeç dhe autik dhe ai e di se ç’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri. Po ta shohësh do thuash ti, kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vetë jam me parkinson dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, i kemi bërë letra presidentëve, dhe na thoshin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, u shpreh Hoxha. /noa.al/