Loading...

Babai i gjyqtares së Krujës: ‘Vajza ime është nga më punëtoret, më e përkushtuar, është vi ktimë e politikës’

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për më 4 mars vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Ndërkohë babai i gjyqtares, këmbëngul se vajza e tij është vik timë e politikës. Ai tha se duhet të hetohen ato çka bëhen nëpër bu rgje dhe mos të mbulohen vendimet e tyre.

“Vajza ime është nga më punëtoret, më e përkushtuar. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjes kur zgjohen. Kështu është situata e saj. Është presion, është vi ktimë e politikës. La në bu rg djalin e deputetit se i takonte…”, – tha ai.

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha aku zohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka krijuar një skemë të mirëfilltë për lirimin e të dë nuarve kundrejt parave.

Arr estimi ndaj saj dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar, u kryen nga SPAK dy javë më parë në ambientet e Gjykatës së Krujës.

Hoxha dyshohet se ka liruar në mënyrë të paligjshme disa personazhe të botës së kr imit, që ishin dënuar edhe me bu rgim të përjetshëm. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com