Pas dy den oncimeve në Spitalin Infektiv për mungesë shërbimi dhe koordinimi ndaj pacientëve të sëmurë me Covid 19, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje bluzave të bardha.
Sa i takon rastit të një gruaje, e cila kishte hu mbur sendet e të atit, Rama u shpreh se ajo nuk kishte ndjekur procedurën dhe në momentin kur ka dorëzuar kartën e identitetit, gjërat shkuan në rregull.
Ndërsa, duke u ndalur te de noncimi i dy vajzave që pretendonin se babai i tyre i sëmurë është lënë pranë derës në të ftohtë dhe pa shërbim, Rama u shpreh se e kupton dhi mbjen e tyre, por kjo nuk është arsye për të bërë propagandë.
“Një zonjë pretendonte që as rrobat e të vde kurit nuk i marrin. E vërteta e thjeshtë ishte se zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete. Njerëzve iu dha një informacion gjysmak, si për ato që kishin hu mbur babanë, – tha Rama. – Informacioni nuk kishte asnjë të vërtetë. Ju lutem shumë, është ndjeshmëri e lartë. Natyrisht që rastet e abu zuesve dhe batakçinjve si ato që shkuan pas hekurave, nuk mjaftojnë për të njollosur të gjithë ata njerëz që bëjnë punë herorike dhe nuk e meritojnë të gozhdohen nga balta. Me respekt për ata që kanë dhi mbje. I mirëkuptoj ata që nga dhimbja, fatke qësinë ia faturojnë mjekëve, se atyre që bëjnë propagandë. Ne nuk kemi të drejtën të pretendojmë se punët janë perfekte. Çdo punë ka defekte, sepse punë perfekte nuk ka. Ju lutem, njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për t’i dëgjuar të dyja palët dhe jo çdo kush që del te gardhi i spitalit, vjen te mikrofoni dhe del vetëm dhe pastaj e vërteta mbetet jetime”, – shpjegoi kryeministri. /noa.al/