Pak para se të arr estohej në sallën e gjyqit, mjeku i njohur kardiolog i QSUT, Edvin Prifti, në një intervistë për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti lajm të mirë faktin që SPAK ka sekuestruar shumën e madhe të parave në shtëpi dhe zyrën e mjekut.
Sipas mjekut, deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku, ndërsa shtoi se ato mund të kenë qenë lapsus.
“Sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës, ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit që më thoshte se jam arre stuar dy orë më përpara. Pyetjet duhet t’ia drejtoni atij, sepse unë tashmë jam arr estuar”, tha Prifti, duke iu referuar reagimit të kryeministrit Rama pak orë më përpara, ku e quante lajm të mirë arre stimin e tij.
Prifti këmbëngul se është i pafajshëm.
“Jam totalisht i pafajshëm. Të gjitha provat ia kam dhënë gjykatës. Besoj se do ketë drejtësi. Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, por thellësisht demokratike, liberale në funksion të asaj që duam të ndërtojmë. Mendimet e mija janë të dokumentuara. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara kjo është çështje tjetër”.
GJKKO, vendosi masën e sigurisë “arr est me bu rg” për mjekun, pasi më herët, prokuroria ngriti ak uzën e pastrimit të parave dhe kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, ‘pe zullim detyre’.
Hetimet ndaj Edvin Priftit, nisën bazuar në përgjimet e sekretares së Gjykatës së Krujës, në lidhje me dyshimet e forta të lirimit në mënyrë të paligjshme të disa të dënuarve nga burgu, por që kanë zb uluar për Prokurorinë e Posaçme, edhe korrupsionin në shëndetësi/noa.al/