Loading...

Zi në Vatikan/ Mjeku personal i Papa Françeskut h umb jetën nga Covid

Zi në Vatikan. Fabrizio Soccorsi, mjeku personal i Papa Françeskut, vd iq nga Covid.

78 vjeçari u shtrua në spital për një patologji onkologjike. Ai vd iq nga ndërlikimet për shkak të Covid, raporton media e Vatikanit.

Francesco e kishte zgjedhur atë si mjek personal në 2015. Lindur në 2 Shkurt 1942 në Romë, Soccorsi u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968 dhe, pasi mori kualifikimin për të ushtruar profesionin vitin e ardhshëm, kishte kryer një aktivitet të gjerë, si në nivelin mjekësor ashtu edhe në atë mësimor, deri në pozitat e shefit të departamentit të hepatologjisë dhe drejtorit të sëmundjeve të mëlçisë, sistemit të tretjes dhe departamentit të ushqimit dhe të departamentit të mjekësisë së brendshme dhe të specializuar të San Camillo Forlanini i Romës.

Ai kishte dhënë imunologji në shkollën mjekësore spitalore të Romës dhe rajonit të Lazios, kishte mbajtur kurse azhurnimi për patologjitë e mëlçisë në spitalin San Camillo dhe po ashtu në katedrën e mjekësisë klinike dhe farmakologjisë në fakultetin e mjekësisë dhe kirurgjisë së universitetit. Ai gjithashtu kishte zhvilluar disa bashkëpunime dhe konsulenca në sektorin publik, me mbi njëqind botime shkencore dhe kontribute.

Soccirsi kishte qenë gjithashtu një konsulent në Drejtorinë e Shëndetit dhe Higjenës të Guvernatorit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit dhe një ekspert në konsulencën mjekësore. Në qershor 2017 ai u prek thellë nga vd ekja e vajzës së tij Cristiana, e cila vd iq para kohe pas një sëmundje të gjatë./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com