Loading...

Yuri Kim: Shqiptarët nuk duhet të votojnë kr iminelët

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh hapur dhe me tone të forta sot në konferencën “Kostot e Demokracisë”, duke paralajmëruar liderët politikë, “duhet të heqin personat e korruptuar nga listat për kandidatë”, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo e vuri theksin te përmirësimi i sistemit elektoral, duke nënvizuar se palët duhet të ritregojnë angazhimin e tyre, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqiptarët nuk duhet të votojnë për kriminelë”, tha Yuri Kim, ndërsa po ashtu u bëri thirrje liderëve që të jenë transparentë edhe me financimin e partive për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas saj, “përgjegjësia për të përmirësuar sistemin elektoral, bie tek të gjithë ne që marrim pjesë në këtë aktivitet. Këshilli Politik, mori vendime të rëndësishme vitin e kaluar, tani ne po ndjekim procesin e zbatimit nga afër, për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira. Në lista nuk duhet të vendosen njerëz që rrezikojnë drejtësinë dhe promovojnë korrupsionin”.

Kim theksoi se, “liderët e partive, duhet të largojnë deputetët e përfshirë në korrupsion, duhet të ofrojnë transparencë në financimin partive. Këto financime të jenë transparente. I bëjmë thirrje liderëve polikë që të kontrollojnë kandidatët, populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kr iminelë, në demokraci, qytetarët duhet ta kenë pushtetin”, – tha ambasadorja amerikane në Tiranë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com