Stërvitja është një mënyrë efektive për të mbrojtur mekanizmat e të mësuarit dhe kujtesës nga ndikimet negative të stresit kronik në tru
Vrapimi mund të jetë përgjigjja për të ruajtur kujtesën, pasi kërkimet e reja zbulojnë se forcon sinjalet në tru.
Kështu, vrapi nuk vlen vetëm për të ndihmuar në lu ftimin e stresit, sepse një studim i universitetit “Brigham Young” në Utah të SHBA-ve sugjeron se l ufton edhe dukurinë e harresës.
Studiuesit zbuluan se, vrapimi ndihmon në mbrojtjen nga efektet negative të stresit në hipokampus – pjesa e trurit përgjegjëse për të mësuarit dhe kujtesën.
“Ne mund të luf tojmë ndikimet negative të stresit në tru, vetëm duke dalë në natyrë dhe duke vrapuar” , – tha autori i studimit, Jeff Edwards.
Hipocampusi i cili ka të bëjë me formimin e kujtesës, vepron më mirë kur lidhjet ndërmjet neuroneve të quajtura sinapse, të cilat janë forcuar me kalimin e kohës. Ato ndihmojnë në procesin e quajtur fuqizimi afatgjatë (LTP).
Stresi kronik ose i zgjatur, dobëson sinapset për rrjedhojë edhe LTP-në, duke ndikuar negativisht në kujtesën e njeriut dhe e bën atë harraq.
Shtatë nga 10 të rritur në SHBA, vuajnë nga stresi ose ankthi i përditshëm, sipas sondazhit të shoqatës Anxiety and Depression Association of America.
“Situata ideale për përmirësimin e të nxënit dhe kujtesës, do të ishte të mos përjetonim stres dhe të ushtrohemi”, – tha Edwards, profesor i associuar i fiziologjisë dhe biologjisë zhvillimore. “Natyrisht, ne nuk mund ta kontrollojmë gjithmonë stresin, por mund ta kontrollojmë sa kohë që ushtrohemi”.