Tenton ve tëvrasjen në ambjentet e paraburgimit Përparim Ademi, autor i v rasjes së dy motrave, ngjarje e ndodhur më 31 janar në Tiranë. Sipas asaj që raporton “Ora news”, 59-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Më 31 dhjetor, në zonën e Astirit në Tiranë, Përparim Ademi vr au me 26 pl umba ka llashnikovi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.
Ademi ishte një personazh që bënte një jetë mes Tiranës dhe Maqedonisë, ku në këtë shtet ishte martuar dhe kohët e fundit ishte divorcuar, duke krijuar një raport intim me Zhaneta Metanin në Tiranë.
Sipas grupit hetimor që po merret me çështjen në fjalë, ngjarja ka të bëjë me motivin e xhelozisë, pasi Zhaneta Metani, kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Përparim Ademin, ç’ka ka sjellë dyshimet e këtij të fundit për një lidhje tjetër që e dashura e tij mund të kishte krijuar.