Stafi i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ka reaguar pas sk andalit të bërë publik, ku një sanitare, e shtirur si një infermiere, i kishte zhvatur 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje me Covid, e cila për fat të keq hu mbi jetën pas katër javësh e shtruar.
Përmes një reagimi, stafi i spitalit thotë se ndihet i lënduar nga veprimi korruptiv i ish-punonjëses së saj, e cila pas pushimit nga puna, është arr estuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës me aku zën e k orrupsionit.
Sanitarja me iniciale T.A., i ka marrë çdo ditë rreth 5000-6000 lekë vajzës së pacientes, duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi e kundërta.
Ka qenë vajza e 55-vjeçares, E.S., e cila humbi b etejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila de noncoi faktin në media, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.
Reagimi i spitalit
Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndihet tejet i lë nduar dhe i befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në një emision investigativ.
Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Personeli shëndetësor i spitalit, duke u di stancuar nga ky veprim, do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna të sanitares, i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi'”, – thuhet në reagimin e spitalit të njohur ndryshe si Sanatoriumi. /noa.al/