Një 25-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë kan abisi, është arr estuar në p olicia e Hartlepool-it në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike, raportojnë se një efektiv p olicie kishte ndjerë aromën e ka nabisit në lagje, duke filluar të kërkonte se nga vinte.
Pasi pikasi një shtëpi, ai trokiti atje, por askush nuk i hapi derën edhe pse prej saj dilte aromë ka nabisi, ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura.
Më pas, po lici trokiti në derën e fqinjës, e cila i rrëfeu po licit se në shtëpinë ngjitur qendronin tre të rinj të huaj, ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhu rma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj.
Bashkë me dy kolegë të tjerë, polici u fut në “fermën e barit” duke gjetur aty vetëm 25-vjeçarin shqiptar.
Gjatë kontrollit, u gjetën një numër i madh rrënjesh ka nabisi me vlerë tregu 152.000 paund.
Në dëshminë e tij në gjykatë, i riu shqiptar u shpreh se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që k ultivimi i ka nabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.
Për shkak të hyrjes së tij në Mbretërinë e Mashkuar në mënyrë të paligjshme, ai theksoi se nuk ishte në gjendje të përfitonte nga asnjë mbështetje e qeverisë.
“Për shkak të statusit të tij dhe burimeve të kufizuara, ai ishte në një farë mase i detyruar të punonte në këtë mënyrë”, – shkruajnë mediat britanike.
Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit. /noa.al/