Një gomone me rreth 50 emigrantë nga Lindja e Mesme u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë mbrëmjen e djeshme.
Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, u krye në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.
Personat në gomone, mes tyre gra e fëmijë, u shpëtuan nga dy anijet luf tarake të Rojës Bregdetare dhe Po licia e Shtetit dhe u transportuan në drejtim të Triportit, në Vlorë.
Raportohet se rreth 50 emigrantë sirianë prisnin të kalonin kufirin drejt Italisë nëpërmjet lumit Vjosë për të dalë më pas në det të hapur.
Ata janë gjetur në shi, ndërkohë që mendohet se janë pikasur nga banorët e zonës, pasi ishin duke qëndruar të mbledhur grumbull.
Ata tentuan të kalonin il egalisht kufirin drejt Italisë me gomone të ndihmuar edhe nga një grup tr afikantësh shqiptarë. Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.
16 persona morën ndihmë të specializuar në Vlorë, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.
Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të Po licisë në Vlorë. Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se go diti një rast tra fiku kla ndestinësh, pas një pëgjimi të kryer, por mësohet se salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim, pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rr ezik për t’u mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht. /noa.al/