Loading...

Rama: ‘Vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula dhe për shkak të dëshpërimit ata kapen pas çdo mundësie iluzore dhe natyrisht ndaj çdo f atkeqësie natyrore për të bërë politikë’

Kryeministri Edi Rama, “për situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike në vijim” tha se strukturat e posaçme janë në gatishmëri të plotë.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Edi Rama është ndalur edhe tek vaksinimi duke thënë se shpreson të nis së pari me mjekët para afatit të parashikuar. Ai ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se kapen pas çdo fatkeqësie natyrore.

“Shpresoj ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët para afatit të deklaruar. Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula dhe për shkak të dëshpërimit ata kapen pas çdo mundësie iluzore dhe natyrisht ndaj çdo f atkeqësie natyrore për të bërë politikë.”

Ndërkohë Rama ka siguruar që puna në terren do të vazhdojë për të përballuar me sukses përmbytjet.

Sipas Ramës, falë punës së bërë ndër vite nën qeverisjen e tij nuk është më e njëjta situatë si disa vite më parë me përmbytjet.

“Është e rëndësishme se s’ka asnjë dëm në njerëz dhe për banesat dëmet janë minimale dhe nga pikëpamja e lëvizjes ka pasur ndërhyrje”

“Do kemi një moment frymëmarrje pas një momenti që po vjen sërish me reshje. Do të lehtësohet rëndesa e krijuar nga grumbullimet e ujit. Gatishmëria është maksimale”, – tha Rama.
NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com