Kryeministri ka përmbyllur këtë vit me urimin e tij për gjithë shqiptarët. Duke përmendur sfidat më të cilat u përball Shqipëria gjatë vitit 2020 ai u shpreh se të keqen e kemi lënë pas krahëve dhe më të mirën e kemi para.
Kryeministri Rama u ndal dhe te vaksina për të cilën theksoi se do të jetë falas dhe jo e detyrueshme.
As meshat e mesnatës së Krishtlindjeve nuk ndodhën dot, as mesnata e fishekzjarreve në mesnatë nuk do të ndodhë këtë herë.
Për ne shqiptarët ardhja e armikut të padukshëm ishte një kafshatë e pakapërdishme pas atij tërmeti.
Gjyshër dhe gjyshe të kërcënuar në jetën e tyre, fëmijë të penguar, të rinj të pamundur në shkollim, prindër të ndaluar në punën e tyre. Ky vit ishte një lloj sfide nga ato që thonë se rrëzojnë elefantë.
Falë bluzave të bardha ne luftuam dhe ;po luftojmë. Ne qëndruam dhe i rezistuam tërmetit. Shkollat e bukura po rilindin.
Po rilindim përditë më të bukura dhe më të forta dhe shtëpitë e goditura nga tërmeti. Ne po hapim dyert e shtëpive për ta njëra pas tjetrës.
Puna vazhdon çdo ditë, çdo natë falë 25 mijë punëtorëve të angazhuara si një trup i vetë,. Tani vazhdon lufta për të siguruar vaksinën dhe për të nisur vaksinimin fillim vitin e ardhëm
Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Ne do ju japim dyfishin e pagës aktuale familjeve me ndihmë ekonomike.
Nga janari bluzat e bardha do të paguhen 40 % më shumë ndërsa paga e mësuesve do të jetë 15% më e lartë.
Nëse tërmeti dhe pandemia do na kishte ndodhur 7 vite më parë do të ishte krejt e pamundur të përballonim qoftë pasojat e njërit qoftë plagët e tjetrit.
Më të keqen e kemi lënë pas krahëve dhe më të mirën e kemi para. Gëzuar vitin e ri. Zoti bekoftë shqiptarët kudo ku janë, Zoti bekoftë Shqipërinë.”