Kreu i qeverisë në fundjavë ishte në Vlorë ku inspektoi disa kantiere të hapura në qytetin bregdetar.
I shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Leli dhe zyrtarë të tjerë, kryesocialisti qëndroi duke biseduar me banorët në disa nga lagjet që pa nga afër punimet për rrugën, ndërsa në një moment u ndal në një lokal duke ngritur dolli me raki me vlonjatët.
“Një gëzuar me vlonjatë mes të qeshurash që kulmuan në fund me një demokrat:
– Gëzuar vëlla e mos u mërzit për PD që të mbeti në det!
– Po ç’të mërzitem o vëlla, ne PD gomë rezervë e kemi sa të të kemi ty” shkruan Rama.
Batutat
Edi Rama: O kamarier, hajde, hajde
Qytetari: Është me LSI-në ai
Edi Rama: Janë futur nëpër vrima ata të LSI-së tani, çoç gatuajnë atje brenda
Pronari i lokalit: Të urojmë shëndet
Edi Rama: E do një gotë raki edhe ti?
Pronari i lokalit: Unë do ta jap se jam pronari i lokalit
Edi Rama: Jo, nuk ke cfarë na jep fare ti
Qytetari: Do të qerasim ne
Edi Rama: Bjere atë kamerierin, me LSI-në e ke jetë?
Pronari i lokalit: Kamarieri është me ty
Edi Rama: Hajde gëzuar çuna
Qytetari: Hajde shiko xhaxhi Edi Ramën LIVE, do ta shikojë LIVE
Edi Rama: Sa vjeç je?
Fëmija: 7
Edi Rama: Një vit më i madh se Zaho
Pronari i lokalit për gruan: Unë jam burri i kësaj
Edi Rama: Ti qenke burrë zotëri