Presidenti Ilir Meta është këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” në një intervistë të plotë të jetës politike.
Ndër të tjera, Meta ka folur edhe për raportet me Fatos Nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre.
Sipas Metës, gabimi kryesor i Fatos Nanos ishte që pas vitit 2004 u dha tërësisht pas pushtetit.
“Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte”, tha Meta./noa.al/