Presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden ka bërë atë që e quajti ‘akti i parë’, pas betimit.
Në fjalimin e para para popullit amerikan, ai bëri një lutje në heshtje mes Capitol Hill për 400 mijë amerikanët që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Biden thotë se SHBA ka kaluar kaq shumë si komb së fundmi, dhe tashmë duhet unitet e bashkim.
”Nëse tregojmë tolerancë, nëse jemi të gatshëm të kuptojmë situatën e tjetrit, ashtu siç thoshte nëna ime, kuptoje tjetrin. Nuk ka se si të përgatitemi për atë që na sjell fati. Ka një ditë që ndoshta do të dueht ndihma e tjetrit, një ditë do u duhet të japim ndihmë”, tha Biden.
Lidhur me trazirat dhe tensionet e fundit politike, Biden shtoi se “mund të vijojmë me mospajtime, por bashkëkombasit e mi në punën me njëri-tjetrit na duhet bashkëpunim”.
“Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. Kolegët që kam punuar në Senat, e kuptojmë se bota po na sheh, e gjithë bota na ndjek. Kam një mesazh për ata përtej kufijve tanë, Amerika u vu në provë, do riparojmë aleancat tona, do angazhohemi për bashkëpunim em botën. Për sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Do udhëheqim jo vetëm me shembullin e fuqisë tonë, por dhe fuqinë e shembullin tonë”, u shpreh Presidenti Biden.
Për të siguruar inaugurimin e tij morën pjesë rreth 25 mijë forca të ar matosura.
“Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë. Kemi kaluar kaq shumë si komb, dhe akti im i parë do jetë t’ju kërkoj të bashkoheni me ne në një moment lutjesh për ata që kemi hu mbur, 400 mijë bashkëkombas, prindër, partnerë, miq, fqinj, fëmijë. T’i nderojmë ata duke u bërë një si komb e si vend. Lutje në heshtje për ata që hu mbën jetën. Amen. Kohë prove”, – tha Biden, sot në ditën e parë si President i SHBA-ve.
/NOA.al