Loading...

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave

Nga shirat e ditëve të fundit lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke sjellë përmbytje të shumta. Ka pasur edhe shembje dherash në akse të ndryshme në të gjithë vendin.

Po licia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka kërkuar nga përdoruesit e automjeteve që të shmangin akset problematike.

Në njoftim thuhet se problemet serioze janë kryesisht në jug të vendit, si dhe në qytete si Lezhë, Shkodër dhe Dibër.

“Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër”.

“Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Po licisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike”.

“Po licia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash”, thuhet në njoftimin e Pol icisë së Shtetit./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com