Loading...

Peleshi: ‘Qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit’

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh optimist për situatën me përmbytjet, pasi sipas tij tani që pushoi shiu gjithçka është nën kontroll.

Ministri foli për mediat gjatë monitorimit të situatës së shkaktuar nga përmbytjet në Kallmet të Lezhës. Ai tha se për shkak edhe të ndërprerjes së reshjeve, por edhe punës së mirë të bërë në këto vite, situata paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë që reshjet pritet të shtohen nesër e pasnesër, Peleshi theksoi se qeveria do të bëjë të pamundurën për të shmangur përmbytjen në Shkodër dhe në fushën e Bushatit.

“Kam marrë një informacion që këtu në Obot, njësia administrative e anës së malit, sa i përket sipërfaqes, nuk kemi tërheqje të ujërave, sepse e tillë është natyra. Ju e dini, jemi në një sipërfaqe nën nivel, por është pozitive që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa centimetra dhe era që po fryn po e përshpejton ujin drejt detit, – tha ministri i Mbrojtjes. – Kemi gjithashtu një pozitivitet tjetër përsa i përket reshjeve, siç e shikoni nuk ka reshje në të gjithë vendin. Kjo ka bërë që në situatën në Lezhë, siç e komunikuam dhe më parë të jetë shumë e përmirësuar, por këtu do të shkojë disi më ngadalë drejt përmirësimit. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në Shkodër, në fushën e Bushatit dhe gjasat janë që do të arrijmë ta shmangim edhe pse reshjet do të shtohen sot pasdite, nesër dhe sidomos pasnesër në datën 11″. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com