Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy emrat e drejtuesve politikë që do të drejtojnë në Qarkun e Dibrës dhe të Beratit në prag të zgjdhjeve parlamentare të 25 prillit.
Burimet nga selia e PD-së bëjnë të ditur se Tomorr Alizoti është caktuar në Berat, ndërsa siç u përfol edhe pak ditë më parë, ish-kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu do të drejojë demokratët e Dibrës.
Më herët, Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Korçës, Mark Marku drejtues politik i PD-së në qarkun e Lezhës, ndërsa Edi Paloka drejtues politik në Durrës. /noa.al/