Zhd ukja, vra sja dhe copëtimi i trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Itali.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ish-e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, e cila është arr estuar dhe pritet të dalë para gjykatës për t’u përballuar me ak uzat për vr asjen e dyfishtë, aku zon djalin e familjes, Taulant Pasho.
“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vr au, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj, Gaia, teksa kjo e fundit i përgjigjet se “duhet guxim për të vra rë prindërit”.
Biseda telefonike është zbardhur nga grupi hetimor, ku mes të tjerash 36-vjeçarja Kalesha i thotë të dashurës së vëllait të saj, se Taulanti ka qenë i dhu nshëm me ta në të kaluarën.
Po ashtu hetuesit kanë përgjuar edhe bisedat e vajzave të çiftit Pasho, Vitoria dhe Dorina, ku e para thotë se “vr asësi është Elona Kalesha”.
Ndërsa, vajza tjetër Dorina thekson se “unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne, ne po vendosim gjithçka në dispozicionin tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat”.
Më tej mediat italiane shkruajnë se ditën e djeshme kar abinierët bënë një “vizitë” në një kompani në një qendër industriale në Empoli. Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund t’i ndihmojë het uesit të mbyllin rrethin e vra sjes së dyf ishtë.
Shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që ak uzohet për vr asjen, cop ëtimin dhe fshehjen e tru pave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeçe, do të dalë para gjykatës më datë 8 janar.
Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e aku zoi dhe e la në bu rg, duke kërkuar lirimin e saj.
Tr upat e çiftit Pasho u gjetën të co pëtuara në 4 valixhe në afërsi të bu rgut të Sollicianos dhe rezultonin të zhd ukur që prej 2 nëntorit 2015.
Deri tani, organet hetimore italiane kanë vetëm një të dyshuar për m asakrimin e tyre, e cila është ish-e dashura e djalit, Elona Kalesha. /noa.al/