Mamaja e moderatores Fiori Dardha është ndarë nga jeta pas disa muajsh betejë me një “sëmundje të tme rrshme”.
Lajmin e ka bërë publik vetë Dardha përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.
Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!
Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!
Të duam, mam’!”, – shkruan ajo në rrjetet sociale.