Një aks ident në Gjermani i mori jet ën mjekes 34-vjeçare shqiptare, Eneida Doko. Ajo po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përpl asur me një ishull tr afiku. Mjekja kishte kohë që punonte në Gjermani dhe largimi i saj ka prekur pa masë gjithë kolegët.
Lidhur me të ka folur edhe partneri i saj, edhe ai mjek. Për gazetën Bild, ai është shprehur se me Eneidën dëshironte të martohej dhe kishin bërë plane për fëmijë.
Ai deklaroi:
Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë.
Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit.