Loading...

Misteri i zh dukjes së Moisi Habilajt në Itali

Një ditë pasi rezultoi se kishte thyer “arr estin shtëpiak”, mediat italiane kanë dhënë detaje të reja për Moisi Habilajn, i dë nuar nga Gjykata e Katanias me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë bu rg me akuzën e tra fikut të dr ogës nga Shqipëria në Itali.

Që nga e shtuna e kaluar, telefoni i tij është fikur dhe i paarritshëm. “Misteri i fundit në lidhje me tra fikantin shqiptar të dro gës Moisi Habilaj, kalon nga një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Katanias, në atë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të “Cosa Nostras”-s, Ciccio La Rocca, – shkruan “Meridionews.it”, – dhe që ndodhet pak hapa larg, nga ku Habilaj ishte nënshtruar regjimit të par aburgimit në shtëpi pa një byzylyk elektronik”.

Deri tani, autoritetet po licore dhe gjy qësore të Katanias nuk kanë asnjë lajm zyrtar për zhd ukjen e tij pa lënë asnjë gjurmë.

Po licia dhe më pas kara binierët kanë trokitur në derën ku ai strehohej gjatë një kontrolli rutinë, për ata që janë në “arr est shtëpie”. Rezultati, në të dy rastet ishte i njëjtë: “i pagjurmueshëm”.

Por ku ka shkuar Moisi Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë, përjashtojnë ekz ekutimin e një urdhri ekstradimi në Shqipëri, ku 43-vjeçari është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit italian.

Kohët e fundit ai ishte transferuar në shtëpinë e një kushëriri nga ana e babait, duke qëndruar pak më shumë se një muaj aty.

Më pas vjen zhvendosja në një apartament të ri, gjithmonë në territorin e San Michele di Ganzaria dhe nga shtëpia e tij ai mund të dilte me leje vetëm për të shkuar te dentisti.

Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpunoi me drejtësinë, por nuk u bë kurrë bashkëpunëtor i saj.

Ai pranoi pjesërisht akuzat dhe kjo u vlerësua pozitivisht nga ana e gjyqtarëve italianë, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dë nimit, veçanërisht për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kri minal të dro gës.

Në Itali janë dënuar edhe anëtarë të tjerë të këtij grupi, si Meridian Sula, Nezar Seiti dhe Sabaudin Çela.

Habilaj është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri.

Gjykata e Kr imeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin socialist vetëm për akuzën e “shp ërdorimit të detyrës” dhe e dë noi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com