Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zbardhur takimin me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama. Teksa ka ndarë foto nga takimi në Athinë, Dendias deklaron se në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhënia dypalëshe mes dy vendeve, perspektiva e Shqipërisë në BE si dhe zhvillimet e fundit rajonale.
“U takova me kryeministrin e Shqiperisë Edi Rama. Në fokus marrëdhëniet bilaterale, perspektiva e Shqipërisë në BE dhe zhvillimet e fundit rajonale”, shkruan ai.
Edhe pse Dendias nuk e ka përmendur fare, shtypi grek ka raportuar se mes çështjeve që do të diskutohen mes ministrit të Jashtëm dhe Ramës, do të jetë edhe ajo e kufirit detar.
Rama mbërriti në Athinë mëngjesin e sotëm ku njoftoi se do të takonte për një drekë pune homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Ditën e djeshme ai përmbylli edhe vizitën 2-ditore në Stamboll ku u takua me presidentin turk Erdogan. /noa.al/