Ndryshe nga kolegët e tij, të cilët u kapën pak ditë më parë në Dubai duke ngrënë drekë në një restorant luksoz, ish-ministrii Bujqësisë, aktualisht ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi tregoi se është ndryshe, madje aq modest, sa merr bukë me vete në zyrë.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli edhe për jetën private dhe kufizimet që i kanë sjellë postet ndër vite, dhe aq më tepër tani që është në detyrën e ministrit të Brendshëm.
“Nga pikëpamja e jetesës private është një privim i madh. Një “bu rgosje” në kuptimin shoqëror të fjalës, por këto janë kostot që duhet të heqim nëse angazhohesh në jetën publike, qeverisje, si në majat e larta në postin e ministrit të Brendshëm” – tha ai.
“Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre. Edhe për darkë unë dal, vetëm me familjarët rrallë, por në këtë pozicion është shumë më e kufizuar” tha ai.
Një koment, Çuçi e kishte edhe për incidentet në derbin Tirana-Partizani në Elbasan, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme i ftuar në “ABC”.
“Besoj që duhet të jetë në telefon njoftimi por unë kam qenë rrugës duke ardhur, por padiskutim që update-im për këto gjëra, por mësoheni që lajmet ti merrni nga policia jo nga ministri i Brendshëm” tha ministri.
/NOA.al