Me rastin e 553-vjetorit të vd ekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, presidenti Ilir Meta, ka thënë se ai do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se Skënderbeu është pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane.
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rr ezikuar se kurrë, ‘shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë’, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Evropës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!”- shkruan Meta. /noa.al/