Një mësuese në shkollën fillore në Treviso të Italisë, ka humbur vendin e punës sepse u jepte nxënësve këshilla të gabuara në lidhje me virusin covid-19. Ajo u thoshte nxënësve se “vetëm të moshuarit vde sin nga koronavirusi”.
Mësuesja nuk mbante maskë në klasë dhe gjithashtu i lejonte nxënësit që të qëndrojnë pranë në tavolina me njëri-tjetrin dhe të mos mbroheshin.
Një mësues i shkollës ka komunikuar për median italiane “Il Gazettino” se kontrata e punës së mësuese është ndërprerë, e mërkura ka qenë dita e fundit e saj në punë.
Kanë qenë prindërit e nxënësve të cilët kanë bërë kërkesë që mësuesja të largohej nga shkolla, ndërsa janë ankuar se ajo nuk i mësonte asgjë fëmijët.
Kryetari i Komunës së Treviso, Mario Conte dhe Prefekti i zonës kanë kërkuar detaje në lidhje më këtë situatë.