Një 65-vjeçar nga Bursa e Turqisë, i quajtur Hasan Dursun Akduman shkoi në spital me vështirësi të mëdha në frymëmarrje duke bërë që mjekët të dyshonin për koronavirus.
Sipas mediave turke, pasi e dërguan në repartin e Covid-19, mjekët filluan ekzaminimin e pacientit në fjalë duke kryer fillimisht një skopi të mushkërive.
Por, pas ekzaminimit ata zbuluan se ai ishte shëndosh e mirë dhe nuk kishte asnjë sëmundje, megjithatë shkaku i pengesës së frymëmarrjes i la mjekët pa fjalë.
Ata gjetën në njërën prej mushkërive një copë arrë, për të cilën pyetën Hasanin se si kishte përfunduar aty.
Pacienti shpjegoi se nuk e mbante mend një gjë të tillë, por tha se vazhdimisht pinte ujë me arra brenda për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak dhe me gjasë ndonjë copë i kishte përfunduar në mushkëri.
Pasi bëri një bronkoskopi në një spital privat, aty u zbulua se gjysma e arrës kishte kaluar në mushkëri.
Pas disa orësh, mjekët ia hoqën copën e arrës nga mushkëria dhe tani Hasani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /noa.al/