Një vrasje ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vr asja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” në kryeqytet.
Ajo tha se po licia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.
Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një ar më e përdorur në rast.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, po licia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Një person është arr estuar si dhe është konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë a rma e përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekz aminimit te vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti.”, tha Ahmeti për redaksinë.
Siç raportohet, bëhet fjalë për një konflikt familjar, ku babai ka qëlluar për vd ekjen të birin e tij.