Një ushtar i kontigjentit shqiptar me mision në Afganistan, ka nd ërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve, v iktima është identifikuar me inicialet, I.Xh.
Ende nuk dihen rrethanat si ndërroi jetë ushtari shqiptar në Afganistan. I nd jeri ndodhej me mision paqeruajtës në provincën e Heratit.
Ushtari shqiptar është i katërti që hu mb jetën në misionet paqeruajtëse jashtë vendit në kuadër të Forcave të Armatosura.
Në muajin shkurt të vitit 2012, mbeti i vr arë në Afganistan, kapiten Feti Vogli, pas një prite me ar më në një fshat të Kandaharit.
Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj. /noa.al/