Loading...

Lajm i fundit/ Mbetet në det trageti Brindizi-Vlorë nga moti i keq

Trageti që udhëtonte nga Brindizi drejt Vlorës është ankoruar në port me 6 orë vonesë si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë. Trageti parashikohej të mbërrinte në port në orën 08:30 të mëngjesit, por ai është ankoruar në 14:00.

Trageti me 160 pasagjerë doli në Rad , në afërsi të gadishullit të Karaburunit për tu mbrojtur nga erërat e fuqishme ku qëndroi për disa orë.
Sipas pasagjerëve udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, ndërkohë që edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë.

Përveç dallgëve edhe era e fortë ka vështirësuar ankorimin e tragetit në kohë duke bërë që ai të qëndrojë për disa orë në det.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com