Loading...

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi

Buka është “armiku” numër 1 për ata që janë në dietë dhe duan të bien nga pesha.

Të shëndosh kollaj, dhe pa e kuptuar fare. Por ekziston një lloj buke e cila nuk iu shton asnjë kile.

Dhe mbi të gjitha mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbëhet nga fara lini, chia, bajame, arra, kikirikë, tërshërë, qiqra, fara luledielli, fara kungulli etj.

Përgatitja:

Rrih 5 vezë me 50 mililitër vaj ulliri, shto 550 gram arra, bajame dhe lloj-lloj farash të grira. Pak kripë, trazoje dhe hidhe në një tavë buke.

Lyje tavën me pak gjalpë. Fute për 1 orë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 150 gr celcius.

Mund ta konsumoni pa pasur merak se do hidhni poshtë mundin për t’u dobësuar. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com