Loading...

Kjo është infermierja që i vodhi paratë dhe kartën e bankës pacientit që humbi jetën nga Covid (foto)

Personi në foto është Roniada Hysa, infermierja e Spitalit Infektiv në Tiranë, e cila është arrestuara sot nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

30 vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.
Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.
30-vjeçarja tashmë e arrestuar, pritet që të dali para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurië “arrest me burg”.

Foto nga Oranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com