Loading...

Kjo është adoleshentja që u fut në shtëpinë e të moshuarës për ta grabitur (foto)

Një vajzë 16 vjeçare, e shoqëruar me një 18 vjeçar organizoi sot një gr abitje në qytetin e Lushnjës.

Në banesën e të moshuarës ata nuk gjetën para. Të dy adoleshentët përfunduan në p ranga.

Vajza e arr estuar është K. Beqiri, personazh i njohur i rrjeteve sociale si “Tik Tok” dhe “Instagram ku edhe poston poza të shumta.

Adoleshentja ka marrë pjesë edhe në videoklipe të këngëtarëve midis të cilëve edhe këngëtarit “Stine”.

Në dëshminë e dhënë për mediat, e moshuara tha se vajza i kishte kërkuar një gotë ujë me pretendimin se nuk ndihej mirë dhe në atë moment i kishte hedhur ‘spraj’ syve.

Më pas, i ka kërkuar të tregojë se ku gjenden paratë duke e kërc ënuar me vr asje nëse flet.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë”.

“Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë se në fund të fundit jemi njerëz, gocë e re nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq, mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza se kam bir në zemër se ashtu kam lindur. Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën më hodhi sprajtin në fytyrë dhe sot jam e ënjtur në sy sa s’ka ku të vejë më”.

“Pastaj më kapi duart dhe më të rhoqi zvarrë dhe më çoi te dhoma dhe më kyçi”.

“Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ca kërkon moj bijë e nënës, ca të kam bërë, nuk e di se ca halli ke. Mbylle gojën se do të të vr as, do të th er, më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhi mbjet e syve sa s’ka më sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku, me telefon dilte deri këtu, i tha pse del jashtë dhe llafos. Njëherë dy herë, si duket ka thirrur ndonjëherë dhe iku me nxitim”- tha e moshuara për mediat.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com