Loading...

Këngëtari Elton Deda, pas lajmit të tr ishtë për humbjen e Kujtim Prodanit: ‘Askush s’u kujtua për të sa ishte gjallë.Askush se promovoi muzikën e tij. Kështu që na lini rehat dhe mbathjani në zgeqet e imoralitetit tuaj se s’na mban më shpirti’

Këngëtari dhe kantautori Elton Deda, pas lajmit të tr ishtë se kolegu dhe miku i tij Kujtim Prodani, ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeç, ka kritikuar rolin e mediave.

Ai e quajti hipokrizi “përkushtimin” e tyre pikërisht sot, që nuk u kujtuan për Kujtim Prodanin sa ishte gjallë, por në vend të kësaj iu dedikuan “antivlerave, injorancës dhe tallavasë”.

“Mediat tona të famshme, që shkatërruan gjithçka të bukur me lloj lloj shëmtirash dhe regetona/tallava injorantësh, spektakle pa moral dhe pa asnjë shërbim, qoftë edhe minimal për shoqërinë, befas janë turrur në garë kush të befasojë sa e kanë dashur Kujtën tonë të mirë. Askush s’u kujtua për të sa ishte gjallë”.

“Askush se promovoi muzikën e tij. Kështu që na lini rehat dhe mbathjani në zgeqet e imoralitetit tuaj se s’na mban më shpirti! As të vdekurit si lini rehat!”, ka qenë reagimi i Elton Dedës.

Reagimi i tij i dytë erdhi pak orë pasi lajmit të tr ishtë, kur mësoi se Kujtim Prodani ishte ndarë nga jeta.

“Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë…por do të të pres për një birrë kur të duash ti”, shkroi Elton Deda më herët.

Kujtim Prodani ndërroi jetë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ishte i shtruar prej pak ditësh, pas infektimit me Covid. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com