Loading...

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’

Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid 19.

Ai ka treguar periudhën kur iu shfaqën shenjat e para dhe më pas kur kishte bërë tamponin, ku rezultoi pozitiv.

“Mata temperaturën, e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilaçet. Pra, duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperatura dhe do bëhem më mirë, – tregon Kapexhiu. – Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë thonë mjekët”.

Aktori rrëfen se gjatë izolimit në shtëpi ishte infektuar edhe bashkëshortja e tij. “Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them, 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam qëndruar kaq shumë sa në këtë periudhë gjatë koronavirusit”, – tha ai.

Gjithashtu, ai rrëfeu dhe frikën që ndiente kur dëgjonte se shumë persona të infektuar nga Covid kanë humbur jetën.

“Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë, mos erdhi radha ime? Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve”.

Kapexhiu pohoi se do ta bëjë vaksinën anti-Covid: “Përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com