Loading...

Jepet vendimi për babain e biznesmenit Albert Krasniqit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së sigurisë “arr est me bu rg për 30 ditë”, për Skënder Krasniqin, i cili akuzohet për vr asjen e të birit, biznesmenit të njohur në Kosovë, Albert Krasniqi.

Skënder Krasniqi, sipas prokurorisë, akuzohet për veprat penale “Vr asje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje” të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Për këtë vr asje janë dhënë hipoteza të ndryshme, ndërsa xhaxhai i v iktimës për mediat kosovare u shpreh se ajo ishte aks identale.

Skënder Krasniqi, pas vra sjes njoftoi vetë pol icinë për ngjarjen e rëndë. Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish-Mis Kosovën, Besa Gashi, por ata i kishin dhënë fund martesës pas disa problemeve në të shkuarën.

Mësohet se ata kanë një vajzë. Burime për “Indeksonline”, bëjnë të ditur se vi ktima ka pasur probleme familjare dhe se i kishte kë rcënuar të afërmit e tij prej disa ditësh në mënyrë që t`i plotësonin kushtet që ai kërkonte.

Alberti dhe babai i tij kanë qenë biznesmenë të njohur në Kosovë. Albert Krasniqi ka pasur dhe një ko nflikt disa vjeçar me këngëtarin Noizy, i cili kulmoi me një pë rleshje të ar matosur në qendër të Prishtinës në vitin 2014, por që u mbyll në gjykatë, ku shpallën pajtimin.

Ngjarja, e cila ndodhi dy ditë më parë, bëri shumë bujë për faktin se Albert Krasniqi ishte një biznesmen i njohur dhe kishte lidhje me njerëz nga bota e muzikës, me këngëtarë të Shqipërisë dhe të Kosovës. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com