Loading...

I v odhi paratë pacientit me Covid, jepet vendimi për infermieren h ajdute

Gjykata e Tiranës, ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në bu rg infermieren e Infektivit, Ronida Hysi.

30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Infermierja-ha jdute, e cila punonte në spitalin Infektiv, i njohur si Covid 1, u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka vjedhur 60 mijë lekë një pacienti me koronavirus, i cili ndë rroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

E reja nga Durrësi, ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vje dhjen. Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë në spitalin Covid.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u de noncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektivit, ku dhe nd ërroi jetë.

I riu fillimisht kishte de noncuar në po lici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti në emisionin “Stop” ku u zbulua dhe skandali i vj edhjes.

Sipas de noncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe hu mbi jetën më 27 dhjetor 2020.

Sipas pamjeve filmike e reja ka tërhequr nga një bankomat pranë spitalit 3 herë shumat nga 200 mijë lekë. noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com