Policia greke ka arrestuar në pikën doganore të Kakavijës një shtetas shqiptar të shumëkërkuar, i cili po tentonte që të hynte në shtetin helen.
Shqiptari, me iniciale T.O., sapo kishte kaluar doganën shqiptare kur është ndaluar nga autoritetet e vendit fqinj.
Nga verifikimi në sistem, ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin te një sasie të madhe droge, për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobë.
Policia greke bëri shoqërimin e tij drejt Janinës në pritje të ekstradimit të tij drejt Italisë. /noa.al/