Legjenda Diego Armando Maradona e mori topin nga mesi i fushës dhe kaloi këdo që i doli para, duke shënuar ndaj Anglisë një nga golat më të bukur në histori. Ishte gjysmëfinalja e Kupës së Botës, Meksikë 1986, ndaj Anglisë, që Argjentina e fitoi 2-0.
Por në Indi është një spanjoll që i ka befasuar të gjithë në përballjen Goa-Jamshedpur, që u mbyll me rezultatin e thellë 3-0.
Ivan Gonzalez, qendërmbrojtës 30-vjeçar, me një karrierë modeste në Spanjë, ka imituar golin e famshëm të Diego Armando Maradonës ndaj Anglisë në Botërorin “Meksikë 1986” duke marrë topin në kufijtë e zonës së tij e për të vrapuar më pas për 80 metra deri sa gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Goli i tij po bën xhiron e rrjetit./NOA.al