Loading...

Gjykata e Tiranës ka lënë në b urg Klajdi Shundin, dyshohet qëlloi me th ikë kunatin e ti: E thirrën mbesat, babai u dhunoi nënën

Gjykata e Tiranës ka lënë në bu rg Klajdi Shundin, i cili në gjendje të de hur, dyshohet se ka qëlluar me th ikë për vd ekje kunatin e tij, shtetasin Vladimir Zvezhda, mëngjesin e 1 janarit.

Ky i fundit ndë rroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Autori i dy shuar 34-vjeçar, ak uzohet për vr asje për shkak të rrethanave familjare.

Kr imi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2021 në banesën e vik timës në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Para gjykatës, Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja, ndërsa me vi ktimën ka pasur marrëdhënie të mira.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i autorit, Andi Skënderi.

“Vi ktima dhe autori kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, të pranuara edhe nga autori para gjykatës. Ngjarja ka ndodhur pas k onfliktit që vi ktima ka patur me bashkëshorten që është dhe motra e autorit. Mbesat, kur kanë parë nënën të dhu nuar kanë njoftuar dajën, – thotë ai për ‘Ora news’. – Ai ka zbritur në mënyre të menjëhershme, ka patur thi kën në dorë dhe nuk mban mend se si ka ndodhur. Presim ekspertizën në lidhje me gjendjen psikologjike të autorit dhe faktin nëse do provohet që shkaktar ka qenë dehja. Për ne, vepra penale e prokurorisë nuk qëndron, për ne është pla gosje e rëndë me pasojë vde kjen”. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com