Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fiori Dardha lajmëron se nëna e saj është ndarë nga jeta. Ajo bën një dedikim pr ekës, ndërsa shkruan se parajsa është fitimtare sepse i është bashkuar shpirti i saj i bukur.
“Po tani mam’? Po tani?!
E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.
Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!
Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!
Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, her oina ime!
Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vde kja!
Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur!
Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!
Të duam, mam’!”, shkruan Fiori për ndarjen nga jeta të nënës së saj.