Loading...

Erion Isai merr vendimin përfundimtar

Vitin e shkuar Erion Isai u zgjodh si kryetar bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton. Gjatë kësaj kohe ai i është dedikuar plotësisht detyrës së re dhe nuk ka qenë fare aktiv në teatër apo televizion. Madje mbrëmjen djeshme në “Roped With Olsi” ai pranoi se nuk do të punojë më kurrë si aktor.

Isai tha se ndoshta në të ardhmen mund të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor. “Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se do t’i kthehem. Do merrem me skenar, me regji, me televizion patjetër, por jetës si aktor nuk i kthehem”, u shpreh Erioni.

Bashkë me të ishte i ftuar edhe Bes Kallaku dhe tre aktorët diskutuan nëse e ndjejnë mungesën e “Be Caffee”. Ata të tre u shprehën se ju mungon vërtetë si spektakël, por nga përgjigja që morën nga Erioni i humbën shpresat se mund t’i rikthehen sërish.

“Ne do kthehemi bashkë sa herë të doni ju të punojmë, por vetë si aktor më jo”, përfundoi Erioni.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com