Po licia e Vlorës ka ar restuar një person, i cili dyshohet se është drejtuesi i gomones, e cila tentoi të tr afikonte 50 shtetas nga Siria pak ditë më parë dhe që rrezikoi mbytjen në det.
Në p ranga ka rënë Emiljano Likaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se kundrejt pagesës, do të ndihmonte emigrantët nga vende e treta të largoheshin në drejtim të Italisë më 8 janar 2021.
Dy javë me parë, po licia ka vënë në pr anga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë Fatos Dusha dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë Qazim Ismailaj.
Sirianët, pasi ishin fshehur në Vlorë, të ndihmuar nga personat e arr estuar dhe disa të tjerë, po tentonin të niseshin me go mone drejt Italisë, por kushtet e motit e vështirësuan situatën, duke bërë që të kërkojnë ndihmë pasi rre zikuan mb ytjen.
Sipas dëshmisë së tyre, ata kanë qëndruar të bllokuar për thuajse 3 orë në det të hapur para se të evakuoheshin nga Roja Bregdetare shqiptare.
Autoritetet shqiptare u njoftuan përmes një telefonate, ndërsa arr estimi për të vënë në p ranga tr afikantët, të cilët dyshohet se ishin në gomone në momentin e shpëtimit, ka dështuar nga ana e p olicisë.
Sipas dëshmisë së emigrantëve, ata kanë dhënë 4-5 mijë euro për të udhëtuar me gomone drejt Italisë dhe më pas për në vendet e BE.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /noa.al/