Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Mitrovicë, ku një vajzë 15 vjeçare është kapur me dr ogë.
E jashtëzakonshmja vazhdon edhe më tej, kur mësohet se ajo e kishte blerë dr ogën nga i dashuri i shoqes 13 vjeçare, shkruan “Jepi zë”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur avokati mitrovicas, Uvejs Gashi, i cili është angazhuar sipas detyrës zyrtare për rastin e të miturës.
“Po e permbylli vitin me këtë foto nga Stacioni i Po licisë Mitrovice Jug. I angazhuar zyrtarisht si avokat në një rast penal, ku një femen (15 vjeqare) kap et me një sasi të substancave nar kotike, të cilen dyshohet se e kishte blerë nga i dashuri i shoqes së saj (13 vjeqare)”, ka thënë avokati.
Ai e ka quajtur të rëndë rastin për familjen por edhe shoqërinë.
Sidoqoftë, përdorimi i nar kotikëve tek të rinjtë mitrovicas është shtuar, pasi thuajse çdo ditë ka të arr estuar për këtë çështje.