E dh unuar prej 9 vitesh edhe kur mbeti shtatzënë për herë të parë, me një bashkëjetues që nuk ia dha kurrë atësinë e katër fëmijëve, 37-vjecarja nga Puka vendosi që dramën e saj familjare ta ndajë me publikun.
Ajo thotë se është gati të lë në jetimore fëmijët, për shkak se nuk ka një strehë ku të jetojnë. Gjithçka e ka zanafillën, kur Lindita Bala nisi bashkëjetesën me një 45-vjeçar. Dy herë i është drejtuar ko misariatit për të d enoncuar dhu nën nga bashkëshorti, kur në jetë kishin ardhur të katër fëmijët, më i madhi 9 dhe më e vogla 4 vjece.
“Jam martuar në moshën 28 vjeçe dhe dh una nisi që kur nisëm bashkëjetesën. Nuk më linte të punoja, pinte alkool. Më mbante gjithë kohës të iz oluar dhe i bënte pr esione edhe familjarëve të mi. Me familjen e tij nuk kisha asnjë lloj ko munikimi. Ai nuk më linte të dilja nga shtëpia dhe më ka dh unuar gjithë kohës”, tha ajo.
37-vjeçarja mbërriti në Tiranë me familjen e saj që prej vitit 2004, ndërsa në vitin 2011 vendosi të krijonte familje me burrin, i cili mbante të fshehur një tjetër të vërtetë, atë se ishte i martuar me një grua tjetër, me të cilën nuk kishin fëmijë.
“Kur mbeta shtatzanë zbulova se ishte i martuar me një person tjetër, i cili doli që kishte lidhur kurorë me një tjetër. Ai nuk kishte lekë as t’i drejtohej gjykatës për të bërë divorcin me gruan e parë që kishte 12 vite. Nuk e ndava pasi në jetë erdhi edhe djali tjetër. Kam duruar 10 vite dhunë, familja nuk ka mundësi të më ndihmojë, janë vetë në pikë të hallit. Ai kërkon të marri dy fëmijët e parë por nuk mund t’ja lë, se ai nuk ka me çfarë t’i mbaj. Ia tërhoqa denoncimin herën e parë se kisha frikë. Kur doli nga burgu herën e parë nuk e linin fëmijët të ikte. Ata e duan shumë”.
“Prej dy javësh ai nuk është parë më, ndërsa nëna rrit e vetme fëmijët të cilët pas datës 30 janar rrezikojnë te mbeten në qiell të hapur, pasi u përfundon edhe kontrata e qerasë. E p ërlotur Lindita thotë se është e detyruar që fëmijët t’i dërgojë në jetimore”, – tha ajo në emisionin ’Pa Gjurmë’.
“Nuk kam ku t’i strehoj fëmijët, jemi shumë keq. Më dhemb shpirti por të katër fëmijët do t’i në në jetimore pasi nuk kam mundësi t’i ushqej dhe t’strehoj. Pas datës 30 janar unë do të dal nga shtëpia ku jetoj, pasi nuk kam me se ta paguaj. Nuk mund t’i mbaj fëmijët në qiell të hapur, të paktën të kem një dhomë për ta ku të fusin kokën” – tregoi përmes lotësh dramën e saj familjare gruaja pukjane.
/NOA.al