Dy vajzat 16-vjeçare të zhdu kura prej datës 1 janar në Tiranë, janë gjetur nga po licia gjatë mesditës së sotme në Përmet.
Burime bëjnë me dije se vajzat, që ishin shoqe me njëra-tjetrën, kanë deklaruar paraprakisht tek efektivët që i gjetën se ishin larguar me dëshirë nga shtëpia.
Ato u shprehën se veprimin e kishin ndërmarrë, pasi familjarët e tyre nuk silleshin mirë me to. Mësohet se njëra prej vajzave i kishte prindërit të divorcuar.
Vajzat janë nisur drejt kryeqytetit, ku pritet që të merren në pyetje nga po licia për të zbardhur arsyen e vërtetë të largimit të tyre nga banesat. Po licia thotë se ato janë në gjendje të mirë shëndetësore.
16-vjeçaret iniciale M.H dhe K.A dolën nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 1 janar duke humbur më pas çdo kontakt me familjen.
Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Pas denoncimit të prindërve, pol icia i shpalli në kërkim. /noa.al.