Loading...

‘Boll me palaçot që bëjnë si trima me virusin’/ Braçe publikon foton e Kryemadhit pa maskë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe është një prej personazheve publikë më aktivë me apelet në rrjetet sociale për respektimin e masave antiCOVID.

Së fundmi Braçe ka marrë shkas nga një foto e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila shfaqet në krah të disa personave në mes të rrugës të gjithë pa maska. Zv. Kryeministri thotë se emrat e çdo shkelësi të qëllimtë të masave do bëhen publike si rrezik potencial për përhapje të virusit.

“Në Divjakë! 11 muaj be tejë me virusin po shkon dëm prej palaçove si këta në Divjakë! sot jemi në piken kritike, kemi 97 të sëmurë aktivë e 235 të karantinuar! Asnjëherë në 11 muaj nuk kemi pasur kaq! E gjitha, papërgjegjshmëri e çdokujt që vijon në ceremoni mo rtore kur ato janë të ndaluara, përfshi pritjet e pë rcjelljet në shtëpi, në dhoma 20 metra katrorë ku rrinë presin apo hyjnë e ngu shëllojnë mbi 20 vetë në një moment;
Papërgjegjshmëri e çdokujt që është egzaminuar i infektuar me virus, familjarëve të tij që duhet të izo lohen, por janë pazarit, hyjnë e dalin nëpër kushërinj e komshinj duke infektuar njëri pas tjetrit secilin prej tyre!

Miza, Këmishtaj, Mërtishi, janë tani qendra me numrin më të lartë të të infektuarve për shkak të ceremonive mo rtore e vizitave nëpër shtëpi, lokaleve e dyqaneve pa asnjë masë mbrojtëse!

Nuk mbaron këtu; papërgjegjshmëria e këtyre palaçove në foto që për t’i bërë qefin kësaj zonjës, refuzojnë maskat, nuk i mbajnë në ambient të hapur siç ligji thotë, as në mejhanet që kanë prona ku të tjerë njerëzve u imponojnë regjimin e pos htër të mosmarrjes së masave!

Nesër në mëngjes e vijim, çdo sanksion i ligjit nga gjoba tek kallëzimi për përhapje të qëllimtë të virusit, nuk do kursejë askënd e kudo; emrat e çdo shkelësi të qëllimte te masave do bëhen publike si rre zik potencial për përhapje të virusit”, shkruan Braçe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com