Loading...

Basha prezanton programin ekonomik, nga rritja e pagës minimale te zh dukja e varfërisë

Partia Demokratike ka shpalosur sot programin ekonomik me të cilin pretendon të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërsa foli për objektivat e këtij plani ekonomik, kryedemokrati Lulzim Basha tha se synohet dyfishimi i të ardhurave për frymë.

Po ashtu ai shtoi se do të dyfishohet edhe ndihma ekonomike për të gjitha shtresat në nevojë. Basha theksoi mes të tjerash, se plani ekonomik i PD, synon edhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.

“Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre. Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çoj atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, – u shpreh Basha. – Zotimi im i para 2 viteve para Bashkimit të Sindikatave Shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune”.

Basha, tha se ky është një program qeverisje dhe tërësisht i zbatuar, duke theksuar se këto nuk janë premtime, por vetëm angazhime, që sipas tij do të përmbushen në mënyrë të padiskutueshme.

“Një kryeministër që nuk përmbush angazhimet duhet të largohet direkt. Nuk kam ndërmend të fitoj besimin tuaj me gënjeshtra, koha e matrapazëve ka mbaruar. Objektivat e planit tonë janë dyfishimi i të ardhurave për frymë, objektivi ynë kryesor që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari. Angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme, nuk do të ketë më familje që vuajnë për bukën e gojës, ujë e drita”.

Kreu i opozitës, tha gjithashtu se në programin ekonomik të PD është edhe heqja e taksës “Rama” për karburantet.

“Për të gjithë operatorët e transportit shqiptar, për çdo pronar automjeti, nga më i riu tek më i vjetri, për të gjithë ata që nuk kanë një automjet, por e ndiejnë pickimin në lëkurën e tyre sa herë iu duhet të udhëtojnë brenda qytetit, nga një qytet në tjetrin, për këdo që e di apo e mëson sot se karburanti është pjesë e çmimit të gjithçkaje që blejnë në treg, dua tua them fare qartë, se prej ditës së parë të qeverisë së re të dalë nga vota juaj më 25 prill, çdo litër karburant do t’ju kushtojë 240 lekë më pak të vjetra sesa ju kushton sot. Taksa “Rama” mbi karburantin do të eliminohet. Këto nuk janë thjesht shifra. Ky është një ndryshim që do të prekë çdo shtëpi, çdo familje, çdo individ”, – tha Basha mes të tjerash. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com